
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat ditën e sotme ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, pas dyshimeve se kryeministri është i përshirë në aferën me agjentin e FBI-së Charles McGonigal.
Gjatë fjalës së ti ai u shpreh se pa largimin e tij nuk mund të ketë asnjë zhvillim dhe e quajti një objektiv të panegociueshëm, teksa theksoi se ky mbetet një objektivi i panegociushëm duke e quajtur kryeministrin një armik të lirisë.
“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit”, tha Berisha.