Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se 11 dhjetori, kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, është ditëlindja e dytë e kësaj force politike.
Këtë mesazh, Berisha e ka bërë 9 ditë para se të mblidhet dhe Kuvendi. “11 dhjetori është ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike”, shkruan Berisha. Më datë 11 dhjetor, pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve. Sipas Berishës në këtë Kuvend do të merren vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e PD-së.