Categories Politike

Berisha: Nuk do të lejoj që Basha të japë dorëheqje, por do ta heqim!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një takim të foltores së tij me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, se nuk do të pranojë që Basha të jepte dorëheqje, por se demokratët do ta hiqnin atë. Ky pohim erdhi pasi thirrjes që sekretari i FRPD-së Rigels Muçollari i bëri kreut të PD-së, që të jepte dorëheqje nga posti. Muçollari tha se Basha me vendimin e fundit për shpalljen e zgjedhjeve brenda FRPD-së, po intimidon demokratët.

Muçollari: Zoti Basha po intimidon PD, dhe FRPD-në që anëtarët mos të jenë më pjesë e saj. Dua t’i drejtoj një thirrje publike. Zoti Basha, jepini fund marrëzisë, jepni dorëheqje një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë dhe Edi Ramës. Zoti Basha, jepni dorëheqje dhe ruaj një fije dinjitet për veten tuaj.

Berisha: S’e lejoj me dhënë dorëheqje, por do ta heqim (Qesh). Nuk e lejoj!

Po ashtu Berisha tha se Basha e shihte Këlliçin rrezik për t’i zënë vendin në 2017.

Berisha për Këlliçin: Ai ka qëndruar besnik traditës familjare, por edhe juve. Edhe në kohën kur ju bën jashtë çdo lloj konteksti, arsye, padrejtësitë më të mëdha. Belindi nuk u lëkund nga ju. Belind Këlliçit iu mohua mundësia që t’ju përfaqësuar në parlament, jua them unë se ai pati frikë se e shikonte Këlliçin si rrezik potencial për t’i zënë vendin.

Po ashtu, Berisha u ndal edhe te Kuvendi Kombëtar i PD-së, që sipas tij do të mbahet më 11 dhjetor. Sipas Berishës, shkarkimi i Bashës mund të bëhet nga Kuvendi, por edhe me votën e të rinjve demokratë.

“Ju garantoj se Kuvendi, qëllimin më madhor ka rivendosjen, rikthimin e PD përmes normave të qarta, në shtëpinë e lirisë. Kuvendi do të sanksionojë nene në të cilat kryetari, cilido qoftë ai nuk do të guxojë që të shkel normat statutore. Kryetari s’do të guxojë të cënojë organizatat partnerë dhe të sillet si padroni i tyre. Kuvendi i ka të gjitha fuqitë e shkarkimit të kryetarit dhe çdo fuqi tjetër. Kuvendi përgjigjen e parë duhet të japë ndryshimet e thella statuore. Meqë kryetari është zgjedhur me votën e anëtarësisë, shkarkimi i Bashës përveç se nga Kuvendi, duhet të bëhet me votën tuaj në mbarë Shqipërinë. Ose afirmimi i tij, skam kundërshtim. S’do të kundërshtojë kurrë verdiktin. Qëllimi i kryesor është që vota juaj të jetë e lirë.”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME