Politike

Berisha: Valixhet me para bënë që Rama të miratonte ligjin për Arsimin e Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga studio e Ora News, protestën e studentëve dhe ligjin për arsimin e Lartë. Ai tregoi se gjatë kohës që ishte kryeministër ka refuzuar të miratojë ligjin për Arsimin e Lartë, pasi binte ndesh me Universitet Publike dhe dëmtonte ekonomikisht xhepat e shqiptarëve. Sipas Berishës, valixhet me para bënë që Rama të miratojë ligjin për arsimin e lartë i cili grabit shqiptarët.

‘Unë mendoj se ky revolucion është një revolucion social. Ai filloi për një gjobë ekstra që qeveria vendosi për ta për provimet e prapambetura, tani kemi ardhur në një pikë kua ata kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e lartë. Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Sot studentët janë shumë inteligjentë. Kur unë isha-kryeministër nuk e miratova ligjin për arsimin, por në 2013-n sapo Rilindja erdhi në pushtet në zyrën e Ramës mbërritën valixhet me para nga Universitet private. Unë i doja Universitete private por nuk mund ti barazoj ato me Universitet publike’, deklaroi Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close