Politike

Brexit pa marrëveshje – Kthehet në rezultatin me më shumë gjasa për Britaninë

Rezultati më me shumë gjasa i Brexit është dalja e Mbretërisë së Bashkuar Brenda javësh pa një marrëveshje tregtare, sipas një sondazhi drejt ekzekutivëve financiarë në të gjithë botën.

Britania dhe Irlanda e Veriut pritet të dalin nga blloku tregtar i Europës më 31 Tetor, afat që është shtyrë për të tretën herë për t’i dhënë kohë vendit që të bjerë dakord për marrëdhënien e ardhshme.

Shqetësimet e daljes pa marrëveshje janë shtuar me qeverinë e re, që ka reduktuar negociatat me Bashkimin Europian dhe ka rritur planet emergjente të brexit.

Sipas një sondazhi drejt krerëve financiarë botërorë, 43.5% mendojnë se brexit pa marrëveshje është skenari me më shumë gjasa, 32.3% presin shtyrjen e afatit dhe 8.1% mendojnë se mund të arrihet një marrëveshje deri në fund të Tetorit.

Rritja e pritshmërive për daljen pa marrëveshje bën kontrast me sondazhin për tremujorin e dytë, ku shumica prisnin një shtyrje të afatit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button