Politike

Cakaj prezanton aplikacionin: Denonconi abuzimet në Ambasada

Në listën e institucioneve që kanë një aplikacion për të denoncuar, është shtuar edhe ministria e Jashtme. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka prezantuar aplikacionin “Ambasada Ime”, i cili synon që të përmirësojë shërbimet konsullore. Me anë të një postimi në Facebook, ministri ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të raportojnë për çdo shërbim jo të mirë. nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore. E këtë ata mund ta bëjnë duke shkarkuar aplikacionin Ambasada Ime.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i kushton një vëmendje të posaçme përmirësimit të shërbimeve konsullore dhe marrëdhënies së hapur me qytetarët në përgjithësi!

Pavarësisht se tashmë është rritur ndjeshëm vëllimi dhe cilësia në shërbimet konsullore, MEPJ është e vetëdijshme ndaj shumë shqetësimeve dhe ankesave tuaja lidhur me cilësinë e shërbimeve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë nëpër botë. MEPJ në kuadër të mundësive të saj aktuale nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të qenë llogaridhënëse në qasje dhe efikase në shërbime. Sidoqoftë, me qëllim të parandalimit të abuzimeve të mundshme dhe shtimin e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve, ju ftojmë për një bashkëpunim më të gjerë e më të thellë në kuadër të platformës AmbasadaIme.

Ju lutem shkarkoni aplikacionin AmbasadaIme këtu: https://apps.apple.com/us/app/ambasada-ime/id1458839691 për përdoruesit e iOS dhe https://play.google.com/store/apps/details… për përdoruesit e Android!

Pasi të shkarkoni aplikacionin AmbasadaIme, me nje një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“. Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët. Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre.

Kjo ndërmarrje e MEPJ-së nuk do të mund të realizohet asnjëherë pa pjesëmarrjen tuaj aktive dhe bashkëpunimin tuaj të hapur.

Ju lutem sillni në vëmendje çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para jush në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë. Rubrika e re “Raporto” garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Le të përpiqemi sëbashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz”, shkruan Cakaj.

Pamja e aplikacionit ‘Ambasada Ime’

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button