Categories Politike

Cakaj: Shqipëria i qëndron me vendosmëri angazhimeve të saj për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate që u mbajt në Bruksel. Ky takim ju dedikua kryesisht përgatitjeve për takimin e rëndësishëm të krerëve të  shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti.

Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate trajtuan çështje thelbësore të lidhura me të ardhmen e NATO-s, si çështja e buxheteve të mbrojtjes dhe sfidat ndaj kërcënimeve kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit.

“Në 70 vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët.” – u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Duke u ndalur në çështjen e rritjes së buxhetit të Mbrojtjes, Ministri Cakaj theksoi se vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME