Categories Politike

“Çdo mësues duhet të testohet për covid”/ Ja çfarë rekomandon Basha

Në pragë të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkon që çdo mësues të testohet për covid-19 që ditën e parë të shkollës. Në një postim në Facebook, Basha rekomandon të bëhen testime periodike për të shmangur zinxhirin infektues. Sipas tij, nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, por duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik.

“Nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik. Tashmë shumë, pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin. Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, ky plan do të zbatohet nga Kosova. “Ndërkohë qe Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për  të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo shoë politik”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME