Categories Politike

Dalin pamjet/ Zbardhet vizita e Ramës në familjen Sala, momenti kur i dorëzon titullin

Zyra e shtypit të kryeministrisë ka shpërndarë fotot kur i është dhënë titulli “Dëshmor i Atdheut” familjarëve të Arjan Salës. Vizita e Ramës në familjen Sala zgjati për pak momente, ndërsa kryeministri shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj dhe nga deputeti Ulsi Manja.

Naim Sala, xhaxhai i të riut që mbeti i bllokuar në një magazinë pranë kthesës së Kamzës në Tiranë, ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë familjes në këto ditë të vështira. Duke folur pas vizitës së Ramës që i dorëzoi titullin e ‘Dëshmorit të Atdheut’, Sala tha se të gjithë shqiptarët kanë kërkuar që të ndihmojnë familjen në këto momente të vështira që po kalojnë, duke i dërguar qëoftë edhe ndihma financiare.

Xhaxhai i Arjan Salës :

Dy gjëra të vogla do them, kanë ardhur nga Edi Rama te Ilir Meta, nuk duam që ta politizojmë më tej këtë çështje. Sa të qanin shumë nëna po qan vetëm një nënë sot, sa të qanin shumë baballarë, po qan sot vetëm një baba.

Na kanë mbështetur të gjithë, ma bëjnë halla nëse nuk ua mbaj mend emrin, janë me mijëra njerëz që na kanë ndihmuar, deri sot , na kanë ardhur zarfa me para nga Shkodra dhe nga të gjitha qytetet, edhe pse nuk na njihnin, shqiptarët janë të mrekullueshëm, Zoti i ruajtë për çdo gjë që mund të kenë.

Ishte kënaqësi që shteti nuk na la vetëm. Punë të mbarë dhe juve, uroj që intervistat e tjera të jenë për mirë dhe jo për ngushëllim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME