Categories Politike

Debate për duhanin, Beqaj: Duhet paketim i thjeshtë, Hajdari: Të rritet çmimi i paketave

Kuvendi ka debatuar sot për ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Deputeti Ilir Beqaj propozon paketim të thjeshtë dhe vendosje të figurave me pjesë të trupit të dëmtuara nga duhani.

Ilir Beqaj: Propozimi ka dy elemente që lidhen vetëm me paketimin. Vendosjen e figurës me pjesë të trupit të dëmtuara nga duhan pirja si dhe kalimin në atë që quhet paketimi i thjeshtë. Çfarë është paketimi i thjeshtë. Kam marrë dy modele, që nuk janë shqiptare. Në paketimin e thjesht nuk dallohet marka e paketës së cigareve. 

Kundër ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila tha se ky propozim i mazhorancës nuk do të sjellë asnjë efekt për të ulur konsumin e duhanit. Sipas saj, duke qenë se ky është një nga bizneset më fitimprurëse, kërkon që të rritet çmimi i paketave për të ulur konsumin.

Rudina Hajdari: Është biznesi më fitim prurës në Shqipëri. Ju duhet të dini që në Shqipëri sot ka mbi 40% të njerëzve që konsumojnë duhan në Shqipëri. Është një nga bizneset që përfiton më shumë  në tregun shqiptar dhe nëse ne duam, që ky biznes të ketë ulje në fitim prurje ne duhet të ngremë çmimin e paketës. Ne duhet të bëjmë fushata ndërgjegjësuese për të ulur konsumimin e duhanit dhe mos të vijmë këtu të vijmë këtu të përdorim disa taktika që nuk funksionojnë. Duhet të nisemi me dëshirën e mirë për të ulur konsumin e duhanit. Mos bëjmë ligj që janë provuar në disa vende që nuk e sjellin reduktimin e këtij produkti. Prandaj unë mendoj që ky propozim nuk do te ketë ndikim në konsumatorët e duhanit. Do inkurajoja deputetët që mos e votojnë këtë pr/ligj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME