Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parafundit e Parlamentit, ndërsa ajo që shënon mbylljen e këtij sesioni parlamentar do të mbahet më 7 korrik.
Sot Kuvendi miratoi ndryshimin në buxhetin 2021, ku 82 deputetë kanë votuar pro dhe 9 kundër ndryshimit. Gjithashtu gjatë seancës së ditës së sotme është miratuar edhe marrëveshja me Pfizer dhe menaxhimin e sistemit buxhetor.
Por ndërsa vendimet janë marrë në sallën e Kuvendit, ju tregojmë përmes fotove të mëposhtme se çfarë nuk u pa në seancën e sotme. Sikurse shihet nga fotot shumica e deputetëve që nuk do të jenë më pjesë e sesionit të ri parlamentar e kanë shfrytëzuar edhe sot për të thënë fjalët e tyre.