Politike

Duma: “Pandemia nxori zbuluar sistemin e rrënuar shëndetësor”

Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Grida Duma gjatë një takimi me mjekë në Kavajë është shprehur se pandemia nxori zbuluar sistemin e rrënuar shëndetësor. Duma tha se i shqetëson largimi i të rinjve dhe ekspertëve, ndërsa theksoi se PD do të bëjë të mundur rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë.

Fjala e Grida Dumës:

Me mjekë të nderuar që çdo ditë në punë japin pafund nga vetja në shërbim të qytetarëve. Mjekësia është forca parandaluese e shëndetit të keq, sikurse ne jemi forca parandaluese e të keqes për vendin tonë. Ajo që na shqetëson është largimi i të rinjve dhe ekspertëve që duhet të ishin në Shqipëri për të dhënë më të mirë. E nuk mundën, u detyruar të largohen nga ajo që të gjithë po jetojmë.

Ajo që ndodh sot e që pandemia nxori zbuluar është pikërisht sistemi i rrënuar shëndetësor. Kalimi i kartës së shëndetit kudo si në institucione publike apo private nga ana e qytetarëve e shëndetësia falas janë themel i sistemit shëndetësor.

Partia Demokratike do të rrisë pagat e mjekëve duke i dhënë dinjitetin e nevojshëm këtij profesioni fisnik dhe të domosdoshëm në një shoqëri. Do të investojë në infrastrukturë për të mundësuar çdo shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët. Në Kavajë sot nuk ka në eficencë asgjë, as materniteti, as sallë kirurgjie, asgjë… Mjekësia në këtë formë nuk mund të ketë impakt pozitiv. Shqipëria do të ndryshojë! 25 Prill Shqipëria Fiton!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: