Politike

Edi Rama ”lojë” shkarko-ngarko me drejtorat, ish-kreu i KESH merr postin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama vijon ‘’lojën” shkarko-ngarko me drejtorët. Pas largimit të Agim Ismailit nga drejtimi i AKU-së, vendin e tij do ta marrë ish-drejtori i KESH Agron Hetoja, i cili u shkarkua nga ky pozicion në datën 29 Janar.

Nga ana tjetër Ismaili u emërua mëngjesin e sotëm në krye të drejtorisë së burgjeve, duke i zënë vendin Stefan Çipës, ndërsa ky i fundit do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.

Vendimi mban firmën e Erion Braçes, për shkak se kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.

“Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë. Agron Hetoja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)”- thuhet në vendimin e sotëm të qeverisë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Agron Hetoja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button