Ministrja Elisa Spiropali është bërë qendra e vëmendjes në të gjitha rrjetet sociale ditët e fundit. Video e saj ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet latine është virale në rrjet dhe askush nuk ka mbetur pa e parë.
Elisa shfaqet duke kërcyer nën ritme latine në një qendër kursesh dhe talenti i saj vihet re lehtësisht. E ftuar në “Ftesë në pesë” në Top Channel ajo e komentoi për herë të parë këtë video tashmë të famshme.
Elisa tha se ka marrë pa fund komente nga njerëzit që i thonin se u pëlqen shumë kjo anë tjetër e saj, më e ëmbël dhe më pak serioze. Ajo shtoi se ka mësuar të kërcejë në Argjentinë që në adoleshencë kur ka qenë me studime. Kërcimin e ka pasion dhe shton se gjithashtu di të hedhë edhe disa ritme tango.