Categories Politike

Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll, urojnë Ramën

Presidenti francez, Emmanuel Macron i është bashkuar liderëve ndërkombëtar që kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë, në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu kryeministria njofton se Rama ka marrë një urim edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Më herët gjatë ditës së sotme Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e cila do drejtojë OSBE-në për 1 vit ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë.

Kryeministri Edi Rama po ashtu zhvilloi dje, një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilët e uruan për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu, Kryeministri Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini. Gjithashtu Kryeministri ka marrë urime për fitoren edhe nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili e dha në gjuhën shqipe urimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME