Categories Politike

Emrat e ministrave që Meta mund të refuzojë ti dekretojë dhe shembulli me Gent Cakajn

Njoftimi i përbërjes së kabinetit “Rama 3” është hapi i parë drejt qeverisë së re, por ai është jozyrtar dhe ndoshta më shumë një akt politik i Kryeministrit për të mos e lënë në momentet e fundit të afateve ligjore.

Pse politik?

Kushtetuta dhe ligjet e tjera në fuqi i japin kohë Edi Ramës që të njoftojë kabinetin deri në 10 ditë pas konstituimit të parlamentit të ri. Kuvendi i ri mblidhet dhe konstituohet në datën 10 shtator. Kjo do të thotë se limitet e Ramës për të doëzuar para Presidentit Meta përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, së bashku me programin është data 20 shtator.

Megithatë, Rama ashtu si pas fitores së zgjedhjeve në 2017-n e njoftoi kabinetin e ri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste. Lëvizja mund të interpretohet edhe si hap për t’i dhënë mundësi Presidentit kohën e duhur për t’u njohur me përbërjen e kabinetit të ri dhe të shprehë rezervat, nëse ka, që në fillim të këtij procesi, pra datës 10 shtator.

Zyrtarisht, përbërja PS i dorëzoi Metës të enten Edi Ramën si kandidat për Kryeministër, për ta mandatuar atë në formimin e Qeverisë së re. Një përgjigje zyrtare nga Presidenti për këtë nuk ka, por miratimi i tij mund të mbërrijë edhe fill pas konstituimit të Kuvendit.

Pra, pa mbledhjen e parë të Kuvendit të ri dhe betimin e deputetë, konstituimin e mazhorancës dhe opozitës së re të gjitha hapat e tjerë sa i takon formimit të Qeverisë së re janë jozyrtarë. pas mbledhjes së parë, i mandatuari nga Presidenti për formimin e Qeverisë së re, në këtë rast Edi Rama paraqet përbërjen dhe programin e kabinetit të ri në Kuvend. Në rast të sigurimit të shumicës së nevojshme prej 71 deputetësh, Rama i drejtohet sërish Presidencës për t’u dekretuar dhe betuar, që është edhe hapi i fundit.

Nuk parashikohet që Presidenti Meta të nxjerrë pengesa në këtë drejtim, ndërkohë që mundësia që ai të mos dekretoë anëtarë të caktuar të kabinetit të ri ekziston, si në rastin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi me arsyetimin e mundshëm se ndaj tij vijon në SPAK hetimi për Silicon Mix, që nga koha kur ai drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.

Shembujt nga e shkuara e afërt në këtë skenar janë Gent Cakaj dhe Sandër Lleshaj, përkatësisht si ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm. Cakaj nuk e mori kurrë detyrën, ndërsa Lleshaj e mori atë pasi hoqi dorë nga grada e gjeneralit.

Emrat që nuk janë dekretuar më parë nga Meta për ministër janë pesë anëtarë të kabinetit “Rama 3”, pasi janë prurje të reja: Frida Krifca, e propozuar si ministre e Bujqësisë, Delina Ibrahimi si ministre e Financave, Edona Bilali si ministre pa portofol për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi si ministre pa portofol për Rininë dhe Fëmijët dhe Ulsi Manja si ministër Drejtësie.

Në lidhje me Ulsi Manjën, PD e LSI i kanë bërë thirre Metës që të mos e dekretojë. Tritan Shehu dhe Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI risollën në vëmendje përgjimet e dosjes së Dibrës të blerjes së votave, ku shfaqet edhe Manja. Sipas opozitës, vendi i Ulsi Manjës është përballë drejtësisë dhe jo në krye të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME