fbpx
Politike

“Është dënuar në Greqi”, Prokuroria i kërkon gjurmët e gishtave kryebashkiakut të Mallakastrës

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis verifikimin për gjurmët e gishtave të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt.

Organi i akuzës mësohet se i ka drejtuar një kërkesë kryebashkiakut, ndërsa gjurmët e gishtave fillimisht do ti merren nga ADISA.

Partia Demokratike ka denoncuar se Ismailaj është dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi dokumentin grek ku kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj figuron se është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.

Bëhet fjalë për një dokument vërtetimi me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, ku Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mos gjetjes në territorin grek.

Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët e PS-së, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, dhe të Mark Babanit krybashkiak i Vaut të Dejës.

Pas marrjes së kallëzimeve nga Partia Demokratike sektori i dekriminalizmit në prokurorinë e përgjithshme ka nisur verifikimet duke dërguar letër-porosi autoriteteve të shteteve nga pretendohet se është marrë dënimi duke kryer verifikimet përgatitëse.

Për dy raste janë vërtetuar pretendimet e PD-së dhe ka nisur procedimi për falsifikim ndërsa per kryebashkiakun e Vaut të Dejës ende nuk ka ardhur konfirmimi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button