Categories Politike

Festa e Amerikës bën bashkë Ramën, Metën, Bashën, Ruçin dhe Veliajn!

Si asnjëherë më parë, të gjithë krerët e politikës shqiptarë janë bërë bashkë në rezidencën e mbasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Burime për Report TV bëjnë të ditur se në takim kanë shkuar kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është në kuadër të Festës së Pavarësisë së Amerikës, e cila është në datën 4 korrik. Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë herë të ftuar janë shumë pak persona.

Burime të ‘Report TV’ bëjnë me dije se darka është shumë private. Ishte parashikuar të mbahej ditën e nesërme, por për arsye që ende nuk dihen takimi është zhvilluar sot.

Mësohet se darka do të jetë në ambient të hapur, ndërsa krerët e politikës shqiptare janë të shoqëruara nga bashkëshortet e tyre. Vitet e mëparshme kanë qenë të ftuar edhe shumë personazhë të fushave të tjera të jetës, si aktivistë e gazetarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME