Categories Politike

Fevziu: Kemi 51 jetë të humbura dhe asnjë të ndaluar

I ftuar në “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se qeveria ende nuk ka një plan për të menaxhuar situatën pas tërmetit tragjik. Fevziu theksoi se kemi 51 jtë të humbura dhe deri më tani askush nuk ka dalë përpara përgjegjësisë.

“Kryeministri po e merr me një protagonizëm të jashtëzakonshëm, janë edhe kamerat që e ndjekin nga pas. Tërmeti në radhë të parë përtej humbjes së jetëve është një pikëpyetje e madhe për mënyrën se si ka funksionuar shoqëria shqiptare. Për momentin nuk kemi asnjë para përgjegjësië. Kemi 51 njerëz të vdekur dhe asnjë nuk është thirrur për të dëshmuar. Kemi njerëz që kanë ndërtuar pa leje. Askush nuk ka shkuar para drejtësisë për të parë a ke pasur leje. Deri tani kemi vetëm një deklaratë të Kryeprokurorit të ri, por nuk kemi asnjë të ndaluar. Duhet të kemi parasysh se këta njerëz që kanë dalë nga shtëpia u është nëpërkëmbur dinjiteti, kanë paguar me mijëra euro për ti blerë ato apartamente.

Kush janë këto firma, kush i ka dhënë këto leje, a i kanë zbatuar, kush i ka ndërtuar këto godina pa leje, kush i ka toleruar këto të gjitha?

Duhet të ishin arrestuar në flangrancë personat përgjegjës, pronarët e hoteleve që u rrëzuan. Duhet ti ndalosh në momentin e parë për ti pyetur. Nëse ti e di që janë ndërtuar 4 pallate të tij, nga 5 që ka ndërtuar gjithsej, ky ndërtuesi thirret. Kjo dëshmon sesa korruptiv ka qenë sistemi. Qeveria deri sot nuk ka një plan të qartë”, tha Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME