Categories Politike

Gazetarët e “Mother Jones”: PD të japë shpjegime për pagesat te “Biniatta Trade”

Lulzim Basha deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me kompaninë “Biniatta Trade” dhe se i kishte paguar kompanisë së Muzin vetëm 25 mijë dollarë. Madje kryedemokrati, në një intervistë për “Opinion” pak ditë pasi kishte shpërthyer skandali, tha se nuk e njihte “Binniata Trade”.

Por dokumentet flasin ndryshe. Një tjetër detaj, mjaft i rëndësishëm, për të cilin kryedemokrati Basha nuk ka dhënë ende një përgjigje është se, përse i pagoi vetëm këstin e parë prej 25 mijë dollarë lobistit Nick Muzin, kur kontrata parashikonte 75 mijë.

“Këtë thotë Muzini. Këtë kanë dosjet. Që ai po lobonte për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe që kjo është pagesa. Ndoshta ai gënjen. S’po e akuzoj. Po e them në teori. Dhe ai mund t’i ketë marrë paratë për diçka tjetër, por këtë thonë dokumentet. Dhe ne e dimë që ai u regjistrua për PD dhe ka bërë punë për ta. Këto gjëra nuk janë në diskutim. Nëse Partia Demokratike e ka paguar, ata mund të na thonë detajet nëse shkresat u duken gabim. Kur e ke paguar dikë, duhet të bëjë atë që të thotë. Duket vërtet e nevojshme për atë dhe për partinë që të japin shpjegime më përmbyllëse dhe më të qarta”, tha David Corn, kryeredaktor i “Mother Jones”, Washington.

“Nëse do të ishte kështu, atëherë materialet e depozituara nga Nick Muzin në Departamentin e Drejtësisë janë të pasakta, sepse aty ai thotë se do të lobonte për PD-në. Dhe atëherë pyetja do të ishte: Përse ai do të thoshte një gjë të tillë në dokumentet zyrtare të Departamentit të Drejtësisë, vetëm disa javë pasi Paul Manafort u padit për dorëzimin e dokumenteve të parregullta pikërisht në Departamentin e Drejtësisë për aktivitetin e tij të lobimit me të huaj.

Ndaj, askush nuk do të donte të bënte ngatërresa me këto dokumente, sepse Departamenti i Drejtësisë po gjurmon këto lloj aktivitetesh. Pra, çdo gjë është e mundur, por pse ai do të thoshte diçka tërësisht të pavërtetë në dokumentet zyrtare të Departamentit amerikan të Drejtësisë? Nëse kjo pagesë që Binniata i bëri Nick Muzin nuk ka asnjë lidhje me PD-në, atëherë përse ai deklaroi se ishte një pagesë për këtë parti në Departamentin e Drejtësisë…?”, tha Hannah Levintova, gazetare e revistës “Mother Jones”. /Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME