fbpx
Politike

“Gënjeshtër e madhe”, analisti zbulon të vërtetën e listave: S’janë hapur!

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar një rrëmujë totale mënyrën se si mazhoranca po kërkon listat e hapura. Gjekmarkaj tha se listat jo vetëm që nuk janë hapur, por janë bërë rrëmujë. Sipas Gjekmarkajt ndryshimi i Kushtetutës është bërë për t’i prishur punë opozitës me koaliconet.

“Balla nuk ka folur kurrë më pak qartë se sa sot, sepse matematika është shkencë dhe retorika nuk mund t’i kundërvihet kurrë matematikës. Listat jo vetëm që nuk janë hapur, por janë bërë një rrëmujë totale, duke u quajtur modernitet.

Prishja e koalicioneve për të vështirësuar punën e opozitës për të ardhur në pushtet. Jo vetëm që nuk i hapët listat 100% por i mbyllur. Nuk e di a do keni shpatulla për ta mbajtur deri në fund këtë propozim. Sepse kjo barrë do ju kthejë fytyrën poshtë nga toka,” tha Gjekmarkaj. Nga ana tjetër spias Ballës, ky është modeli më i mirë i zgjedhur pasi kështu janë qytetarët që zgjedhin deputetët.

Taulant Balla: Së pari, çfarë nënkuptoj me hapje listash? Nëse deri tani votohej vetëm për subjektin politik, tani votohet një nga një për kandidatët. Janë qytetarët që do na vlerësojnë me votë. Morëm një model të konsoliduar, nga të gjitha modelet shkuam tek ky. Që të bëhesh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në qarkun Kukës apo Gjirokastër duhet të kesh 9000 vota. Në Tiranë është diku te 11 mijë vota. Kushdo që ka 11 mijë vota, ai del deputet, qoftë dhe në fund të listës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button