Categories Politike

Gent Cakaj çon Ramën dhe Metën në gjyq

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta pritet të përballen në një seancë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kompetencat për dekretimin e ministrave. Përmes një kërkesë Rama ka kërkuar interpretimin e nenit 98, pika 1 të Kushtetutës për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të minisitrave.

Seanca do të mbahet më datë 25 mars 2021 dhe trupës së Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet të shprehet se si do të veprohet më pas për çështjen e emërimit të ministrave. Padia e Ramës u depozitua pas përplasjes me Presidencën për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm duke detyruar Ramën që të mbajë “de jure” këtë post. Çfare parashikon neni 98 i Kushtetutës Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Kufizimi i kompetencave të Metës Pika 1 e nenit 98 të Kushtetutës parashikon se ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës brenda 7 ditëve me propozim të kryeministrit dhe më pas dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Në këtë pjesë, Kushtetuta nuk përcakton se çfarë ndodh nëse presidenti nuk shprehet mbi propozimin e kryeministrit. Për t’i zënë rrugën kësaj, maxhoranca dërgoi në Kuvend disa ndryshime ligjore për kompetencat e Presidentit të Republikës duke i vendosur atij katër kufizime gjatë ushtrimit të detyrës.

Duke u nisur nga precedenti i mos dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Kuvendi ka parashikuar që Presidenti duhet të shprehet brenda 7 ditëve në lidhje me dekretimin apo mos dekretimin e një ministri. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ministri emërohet nga Kuvendi. Precedenti i dytë lidhet me anulimin e datës së zgjedhjeve. Kështu, nëse Presidenti kërkon të anulojë apo shtyjë zgjedhjet, ai duhet të rakordohet me partinë më të madhe në Kuvend. Nëse kjo e fundit nuk jep konsensusin, Presidenti e ka të pamundur të vendosë.

Ky ndryshim u nis nga precedenti i zgjedhjeve të 30 qershorit, ku Meta i anuloi ato përmes një dekreti, i cili në fakt nuk u mor parasysh nga maxhoranca socialiste. Ndryshimi tjetër i rendësishëm lidhet me betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Sipas ligjit të ri, nëse Presidenti nuk thërret brenda shtatë ditëve për bëtim gjykatësin, atëherë ai mund të betohet para KLGJ-së.

Duket se maxhoranca ka bërë disa ndryshime në ditët e fundit në projektligj duke rregulluar edhe procesin e dhënies së shtetësive. Ligji i ri ia njeh presidentit këtë të drejtë, por e detyron atë që të konsultohet ngushtësisht me organet e sigurisë dhe Minsitrinë e Brendshme për çdo rast.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME