fbpx
Politike

Gjekmarkaj i kthehet keq Frrok Çupit pasi ofendoi Dumën: Të kap pas studios!

Mbrëmjen e kaluar një debat i ashpër ka ndodhur mesa analistit Frrok Çupi si dhe ish deputetes Grida Duma. Debati përfundoj me fyerje, ndërkohë që në fund të tij ndërhyri edhe analisti Agron Gjekmarkaj i cili i tha se me këto ofendime që ai bëri ndaj një zonje meriton që të pështyhet. Duma: Gjatë debatit nuk e dëgjova mirë fjalën që më tha. Tani po më shkruajnë. Ndihem e fyer nga kjo fytyra që kam përballë.

Çupi: O Grida me mua e ke? Po ti je një fjalë e vogël moj. Duma: Unë do të të kthehem ndryshe Çupi: Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike për Europën. Ç’ke për të thënë thuaje në Parlament.

Duma: Ka dhjetra vite që nuk bëhemi Europian, se marrëdhënia më e rëndësishme është me gruan. Çupi:Po s’të kam grua ti moj. Burrin në shtëpi e fyen ti? Nuk fyen as burri. Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë. Kur ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, pastaj ti je fundi i kavallit për të dëgjuar. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej dhe llumin si puna jote?

Çupi:Çoje në shtëpi llumin. Duma: Sa herë ndjeheni keq fyeni personalisht. Keni vite që pështyni ju. Flisni me respekt. Ka vetëm një mënyrë, nuk të kthehem personalisht se nuk bie në nivelin tënd. Çështja është që po e mbysni këtë vend. Mendon që duke më fyer mua, ul ritmin e këllirave në vend

Çupi: Ça thua më? Duma: Ke në historik pisllëqe që nuk t’i them këtu. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë. Madje duhet kërkuar falje. Do gjendet një mënyrë, përndryshe do të gjendet një mënyrë tjëtër… Çupi: Do pushosh ti apo jo? Unë nuk kam punë me gratë, kam ardhur për Europën. Ndërhyri edhe Gjekmarkaj i cili tha se është e turpshme gjuha e Çupit.

Gjekmarkaj: Kam gjithë këto vite në televizion dhe nuk jam ndjerë asnjëherë kaq keq sa sot. Vjen nga një zonë e kanunit, që e ka kult gruan. Të të vijë turp. Grida po të ketë një vëlla jashtë të kap dhe të lidh. Po ma kërkoi edhe unë do ta bëj. Çupi: Çfarë bën ti Agron? Gjekmarkaj: Ti meriton të të pështyj aty jashtë. Për të qetësuar situatën, Eni Vasili kaloi në publicitet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button