fbpx
Politike

Gjermania mbyllet deri në janar/ Angela Merkel: Zbatoni masat anti-covid

Mbledhja ka zgjatur për rreth 7 orë dhe në fund të saj Merkel doli në një konferencë për shtyp për të bërë një rezyme për çfarë u fol. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ditën e sotme ka bërë një mbledhje në lidhje me situatën e pandemisë në vend. Mbledhja ka zgjatur për rreth 7 orë dhe në fund të saj Merkel doli në një konferencë për shtyp për të bërë një përmbledhje për çfarë u fol.

Kjo e fundit, tha se: Nga kufizimet e nëntorit, njërëzit kanë zvogëluar kontaktet e tyre me 40%. Do të merren disa masa të tjera, pasi nuk mund të lejojmë që spitalet të mbushen plotësisht. Ndërkohë, Merkel shtoi se vaksina anti-Covid mund të jetë në gjendje në dhjetor, por kjo nuk do të thotë që duhet të anashkalohen kufizimet e vendosura.  Më konkretisht, Angela Merkel është shprehur se:

Kufizimet mund të qëndrojnë në fuqi deri në janar, ndërsa kufizime shtesë mund të zbatohen në pikat e nxehta serioze. Është e pamundur të sigurohet trajtim i veçantë për 27 milionë njerëz. Vaksinat mund të mbërrijnë para Krishtlindjeve. Gjithashtu, theksoi se njerëzit duhet të tregojnë përmbajtje gjatë festave të Krishtlindjeve dhe çdo person që nuk respekton masat do të dënohet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button