Categories Politike

Video\ Gjiknuri me banorët në Himarë: Po merr zgjidhje regjistrimi fillestar i pronave

Çështja e pronave ishte në qendër të diskutimit që drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi me banorë të Himarës. Duke ju përgjigjur interesimit të banorëve për problemin e trashëguar të pronave, Gjiknuri tha se tashmë është bërë e mundur që kjo çështje të vihet në rrugën e zgjidhjes ndërsa procesi i regjistrimit fillestar të pronave po ecën me ritëm të lartë prej Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Himara është një vend i bekuar dhe ka parë shumë investime kohët e fundit. Të gjithë janë dëshmitar të trasformimit të madh që po ndodh në Himarë. Natyrshëm, problem kryesor që dilte nga gjithë banorët ishte ecuria e regjistrimit të pronave. Të gjitha qeveritë erdhën, ikën, premtuan por ajo çështje asnjëherë nuk u zgjidh.

Ligji i ri që doli vjet në 2020 synon të zgjidhë pjesën më të madhe të problemeve që kanë banorët në këto zona. Procesi tashmë ka filluar dhe është në rrugë të mbarë. Personalisht jam në krahun tuaj, do të jem mbështetësi kryesor juaj në këtë çështje. Këtij procesi do ti rri mbi kokë”, – theksoi Gjiknuri. Më tej, kërkoi mbështetjen e banorëve për të vijuar me projektet e nisura dhe për të ndalur me votë bllokimin e reformave të rëndësishmë dhe iniciativave ligjore që kanë ndikuar në zgjidhjen e problematikave madhore të banorëve të zonë.

“Kundërshtarët kanë dalë tani me teorinë do ti rrëzojmë të gjitha ligjet që ka bërë Edi Rama për pronat. Çfarë do të thotë kjo?! Se duhet t’ju themi njerëzve dhe ka shumë shumë rëndësi. Kjo do të thotë kaos! Kthim të abuzimeve siç ka vazhduar me vite dhe këtu kemi një mundësi t’jua shpjegojmë të gjithë njerëzve këtë. Jua them miqësisht, ajo që mbetet dhe ka rëndësi është Himara, është zona juaj dhe pronat tuaja”, u shpreh Gjiknuri.

Ai, kërkoi mbështetjen e banorëve të zonës edhe për të vijuar më tëj investimet e nisura në bregdet, shëtitoret, restaurimet e qendrave të fshatrave dhe traformimin e gjithë vijës bregdetare në një aset për turizmin në nivel kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME