Categories Politike

Greqia shqyrton nesër në Parlament zgjerimin në Detin Jon me 12 milje

Qeveria greke ka dorëzuar zyrtarisht në Parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon. Lajmin e konfirmon zyrtarisht zëdhënësi i qeverisë, Kristos Tarantilis, i cili thekson se ky projektligj do të shqyrtohet nesër në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Mbrojtjen.

“Ky është një vendim historik i Greqisë, që zgjeron territorin e saj për herë të parë që nga viti 1947”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, duke shtuar se neni 1, pika 2 e projektligjit nënvizon se Greqia rezervon të drejtën për ushtrimin e të drejtave të tij në pjesën tjetër të territorit.

Ky veprim i palës greke ka shkaktuar një debat shumë të madh edhe në Shqipëri, në një kohë kur të dy vendet do të shkojnë në Gjykatën e Hagës për mosmarrëveshjen mbi cështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe sheflit kontinental në Detin Jon.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur disa herë se Greqisë e drejta për t’u zgjeruar i buron nga Konventa e Detit, të drejtë që sipas tij deri më tani nuk e ka ushtruar ende. Por opozita akuzon Ramën se është duke falur territor në këmbim të favoreve të tjera nga Athina, sidomos tani në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME