Categories Politike

Ish-deputeti: Në shtator nisim protestat, largimi i Ramës kthen shpresën

PD pritet të nisë sërish protestat në shtator, kundër qeverisë Rama. Lajmin e dha ish deputeti i PD, Aldo Bumçi i ftuar në rubrikën Opinion në News24.

“Beteja për demokracinë, nuk ndodh aq shpejt, me mendje do e kishim rrëzuar që në protestën e pare. Pa mund nuk rrëzohet asgjë. Maduro në Venezuelë, i ka dalë e gjithë bota kundër, do rrëzohet, nuk ka jetë. Ai vijon, se një pushtet autoritar vijon mban njerëz kërcënon, edhe këtu Rama me lekët e drogës e kërcënime, dhe largime masive është një njeri pa oksigjen më i dobët se kurrë. shqiptarët dolën masivisht në protesta. Ne do vijojmë protestat, në shtator rifillojmë. Është folur për narkoshtet mes Europës. Largimi i tij hap rrugën e shpresës, njerëzve sot iu mungon buka e përditshme.” u shpreh Bumçi.

Duke u ndaluar në situatën e krijuar në Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Bumci tha se Shkodra mund të konsiderohet një krizë e vogël në krahasim me ngërcin që ka mbërthyer vendin, ai akuzoi kreun e qeverisë se prej vitesh ka persekutuar bashkitë e djaththa duke iu hequr fondet apo duke I minimizuar skajshëm ato.

ndër të tjera Bumci u ndal edhe në lajmin e bërë sot public në media, lidhur me dosjen 184, e cila është transferuar për hetim në prokurorinë e Dibrës, pasi Krimet e Rënda shpallën moskompetencë. Për demokratin, zgjidhja është vetëm politike, pas drejtësia e prokuroria janë të kapura.

“U përmend dosja e Dibrës, janë përgjime zyrtare të Prokurorisë, kanë tre vjet që i mbajnë. Pse Rama duhet të fitonte me cdo kusht Dibren ne 2016, sepse do të marrë gjithcka. Zgjidhja është politike, nuk ka shpresë që zgjidhja të vijë nga drejtësia. Kjo dosje ka 3 vjet, Arta Marku duhet të bënte gjithcka që ajo të hetohej. Në Shkodër, Pjetri doli i dënuar për trafik droge. Kjo nuk është rrufe në qiell të hapur, patën në këto vite, drejtore me më shume të drejta se deputetet. Rama ka sjell një armatë njerëzish të dënuar, që venë në lëvizje rrjetin kriminal, burimin e drogës. kjo është kriza e Shqipërisë”, vijoi më tej Bumçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME