Politike

Itali/ Berlusconi tërheq kandidaturën për president

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi lajmëroi me anë të një deklarate që ka vendosur të mos kandidojë për president, në zgjedhjet e 24 janarit. Emërimi në këtë post i kryeministrit Mario Draghi shihet si rezultati më i mundshëm, por është ende e paqartë nëse partitë që mbështesin koalicionin e tij do ta votojnë për shkak të frikës se largimi i tij mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme kombëtare.

“Kam vendosur të bëj një hap tjetër në rrugën drejt përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që më propozuan të heqin dorë nga paraqitja e emrit tim për Presidencën e Republikës”, tha Berluskoni. Berluskoni u ndalua përkohësisht nga mbajtja e një posti publik pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013 dhe është ende në gjyq. Presidenti italian ka shumë detyra ceremoniale, por është gjithashtu përgjegjës për zgjidhjen e krizave politike, duke e bërë atë një rol kyç në një vend ku qeveritë mbijetojnë mesatarisht vetëm një vit.

Fituesi i votimit të fshehtë parlamentar ka nevojë për dy të tretat e shumicës në cilindo nga tre raundet e para të votimit. As blloku i qendrës së djathtë dhe as blloku i qendrës së majtë nuk kanë vota të mjaftueshme që të zgjidhet një kandidat nga kampi i tyre, prandaj mund të nevojitet një kompromis. “Ne do të flasim me krerët e qendrës së djathtë … për të rënë dakord për një emër që mund të mbledhë një konsensus të gjerë në parlament,” thuhej në deklaratën e Berlusconit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close