Categories Politike

Iu bashkua Foltores, çfarë tha djali i Sokol Olldashit përpara Berishës

“Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e PD në Tiranë, iu bashkua sot edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi. Sipas Glauk Olldashit, një PD autoritare nuk mund ta mundë një model autoritar që është në pushtet. Ai u shpreh se duhen ruajtur vlerat dhe t’i zbatojmë ato për të sjellë demokratët në pushtet.

“Nuk dua të ndalem në problemet e brendshme që kemi në partinë tonë, pasi janë shumë dhe janë diskutuar më parë. Ajo që dua të them është se duam të vijmë në pushtet për shqiptarët dhe për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë.

Jemi kundër një modeli socialist dhe autoritar. Ne që ta mundim këtë model autoritar nuk mund ta mundim me një PD autoritare. Duhet t’i ruajmë vlerat tona dhe t’i zbatojmë ato.

Kam besimin se do arrijmë të hapim partinë dhe t’i përfaqësojmë demokratët kudo ku janë. Duhet të frymëzojmë të gjithë shqiptarët që të sjellim PD në pushtet. Nuk ka kush t’i përfaqësojë vlerat e PD sesa forumi i Partisë Demokratike”, deklaroi Glauk Olldashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME