Categories Politike

Joe Biden shpall gjendjen e katastrofës në Teksas

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendje të katastrofës së madhe në Teksas, për të mundësuar ndarjen e më shumë fondeve federale si ndihmë për këtë shtet. Energjia elektrike po kthehet gradualisht në këtë vend dhe temperaturat po rriten, mirëpo rreth 13 milionë banorë vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u qasur në ujë të pastër.

Biden ka thënë se do të vizitojë Teksasin nëse prezenca e tij nuk është barrë, ndërkohë që po bëhen përpjekje për ndihmë. Në gjithë Shtetet e Bashkuara është raportuar për gati 60 persona të vdekur si pasojë e motit të ftohtë.

“Ndihma mund të përfshijë grante për strehim të përkohshëm dhe rregullime të shtëpive, hua në shuma të vogla, si dhe të mbrojë humbjet tjera”, është thënë në deklaratë. Presidenti Biden ka qenë në kontakt edhe me kryetarët e disa prej qyteteve më të mëdha në Teksas, si Hjuston, Austin dhe Dallas, për t’u siguruar se ata kanë qasje në burime qeveritare, ka thënë një zyrtar i administratës.

Shumë shtete tjera jugore janë goditur po ashtu nga bora dhe stuhia e akulltë këtë javë, çka ka rezultuar me mungesa të ujit. Përgjatë jugut të Shteteve të Bashkuara, rajon që nuk është mësuar me temperatura kaq të ulëta dhe ku rezervuarët e ujit janë ngrirë, banorët kanë shkrirë borën për të fituar ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME