Categories Politike

Jorida Tabaku-Ramës: një në tre tendera janë fituar pa garë

Në një intervistë për News 24, Tabaku është shprehur se vitin e kaluar Rama i ka dhënë 10 oligarkëve 2100 tendera, që sipas saj 1 në tre prej tyre janë fituar pa garë.

Reagimi ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u uroi një mëngjes të mbarë të gjithë ndjekësve të tij publikoi një foto ku shkruante se ata që quhen ‘oligarkë’, kanë paguar më shumë taksa. Tabaku ka theksuar se Rama ka  falimentuar biznesin e ndershëm dhe ka varfëruar shqiptarët. “Më vjen mirë që e pranon vetë se këta janë 10 oligarkët.

Dy gjëra që t’i kuptojë Rama dhe t’i kuptojnë ata që ka rreth e rrotull që e mësojnë dhe që ia thonë. Tatimi mbi fitimin ka qenë 10%, është rritur 15%. Matematikë e thjeshtë që po e dyfishove tatim fitimin paguan më shumë biznesi, do mbajë më pak për investime dhe do të paguajë më shumë. Së dyti, këto 10 biznese që thotë Rama, janë 10 oligarkët e tij sepse ashtu siç e pranon edhe vetë dhe ashtu siç e tregon regjistri kombëtar i llogarive dhe i tatimeve dhe çdo bilanc zyrtar i dorëzuar të vetmet biznese që kanë qenë me rritje të fitimit kanë qenë bizneset që kanë marrë koncesione.

Norma më e lartë e fitimit është tek koncesionet, shkon norma e fitimit deri në 50% ndërkohë që një biznes i vogël sot ul qepenin sepse nuk ka xhiro. Po të marrësh 50% fitim do të paguash më shumë tatim fitim. Këta 10 oligarkët që thotë Rama kanë marrë 2100 tendera vetëm vitin e kaluar.

1 në 3 tendera i kanë marrë pa garë. Le të flasim për shqiptarët e thjeshtë, le të flasim për shqiptarët që nuk marrin tendera dhe koncesione, le të flasim për shqiptarët që sot merren me punë të ndershme, të mos flasim për këta që jetojnë me korrupsion. Ne kur diskutojmë për tatim-fitimin për 97% të shqiptarëve, nuk diskutojmë për kompanitë që Rama u jep tendera dhe koncesione. Flasim për qytetarët e thjeshtë.

Ka një fakt të pranuar gjatë qeverisjes së Ramës është rrita e tajksacve dhe tatimeve me 4.2 miliardë euro për 7 vite që e kanë paguar një më një bizneset e ndershme dhe taksa progresive ka krijuar pabarazinë më të madhe të mundshme. Sot e gjithë pasuria në Shqipëri është e përmbledhur në 2.5% të njerëzve”, tha Tabaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME