Categories Politike

Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari thirrje të rinjve: Bashkohuni me PD

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Lediana Fratari deklaron se Shqipëria e së nesërmes do të jetë padyshim më e mira. Përmes një mesazhi drejtuar të rinjve, Fratari thekson se kjo gjeneratë ka lindur pas rënies së komunizmit, por ende vazhdon të dëgjojë konflikte politike me komunistë dhe antikomunistë.

Mes të tjerash Fratari iu bën thirrje të rinjve që të bashkohen me Partinë Demokratike, ndërsa shton se e ardhmja do të jetë më e mirë se e sotmja.

DEKLARATA E FRATARIT
Me këta të rinj, Shqipëria e nesërme do të jetë padyshim më e mirë
Me të rinjtë ne flasim për programin e Partisë Demokratike, për problemet e vendit, për kauzat e përbashkëta, për projektet e të ardhmes. Por organizojmë edhe “parada” me makina. Një mënyrë fantastike për të treguar mbështetjen që po më japin mua.

Këta janë gjenerata që kanë lindur pas rënies së komunizmit, por ende vazhdojnë të dëgjojnë konflikte politike me komunistë dhe antikomunistë. Këta janë gjenerata që duan një Shqipëri tjetër, një Shqipëri në paqe dhe të zhvilluar. Unë jam një prej tyre! Unë njoh shumë prej atyre që kanë dëshira dhe aspirata për të punuar e jetuar në vendin e tyre.
Njoh shumë prej atyre që e kanë krenari të thonë se janë shqiptarë dhe e duan vendin e tyre.
Unë i kam ftuar dhe i ftoj të gjithë këta të rinj të bashkohen me Partinë Demokratike dhe me mua, për të punuar sëbashku për të nesërmen. Dhe, me këta të rinj, unë jam e bindur se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Të gjithë bashkë ne do ta sjellim ndryshimin në 25 prill
Voto nr 9, Partia Demokratike. Voto nr 34 Lediana Fratari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME