fbpx
Politike

Kë “zgjedh” mes Nanos dhe Ramës? Si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë “zgjedhjen e tij” mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës. Në emisionin Opinion, ai tha se “midis malinjitetit të Edi Ramës dhe moskokëçarjes së Fatos Nanos për këtë vend njëmijë herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia e Edi Ramës”. Sipas tij nëse ka një gjë që duhet të kërkojë falje Fatos Nano, është për njeriun që la pas.

“Të jesh i bindur ti që mes malinjitetit të Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, në këtë vend 1000 herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjithat e Edi Ramës se sa e Fatos Nanos. Në një moshë 53 vjeç dha dorëheqjen nga partia dhe mori Edi Ramën dhe i bëri gjëmën vendit me të. Nëse ka një gjë që Nano gjithë jetën e tij duhet t’i kërkoj vendit të tij është që la mbrapa”, tha Berisha.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button