Politike

Kërkoi largimin e tij, Rama habit me përgjigjen ndaj Arta Dades

Kryeministri Edi Rama ka habitur me gjestin e tij drejtuar ish-deputetes Arta Dade, e cila gjatë një emisioni televiziv disa ditë më parë, kërkoi largimin e tij.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, tha Dade.

Pas kësaj Deklarate, Rama u shpreh se nuk kishte asgjë për të thënë, duke zgjedhur të injorojë ktë deklaratë, madje i jep një puthje nga ekrani.

“Ndaj Arta Dades nuk kam asgjë për të thënë. E Përshëndes, shpresoj që të jetë mirë, dhe me aq sa pashë është mirë. Madje… (E puth me dorë nga ekrani)”, tha Rama në Real Story.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button