Categories Politike

Këshilli i Ankesave të AMA-s jo vetëm me gazetarë, por edhe juristë! Miratohet ndryshimi

Sot Komisioni i ligjeve ka aprovuar paketen antishpifje me disa ndryshime në krahasim me propozimin e Qeverisë. Paketa ka shkaktuar reagime nga ana e opozitës dhe nga disa përfaqësues të medias. Por cilat janë ndryshimet që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve për t’i kaluar Kuvendit që kanë ngjallur shumë debat? Në këtë paketë përfshihen portalet, televizionet e radiot dhe jo e media e shkruar.  Më ligjin e ri të paketës anti-shpifje që kaloi sot te Komisioni i Ligjeve në cdo rast shkelje të medieve, AMA (Këshilli i Ankesave) është ‘gjykata’ që vendos për korrigjimin e përmbajtjes, gjobat, pezullim ose heqje të përkohshëm të licencës. Por kush bën pjesë dhe si zgjidhet Këshilli i Ankesave? U propozua dhe miratua që te Këshilli i Ankesave të ketë gazetarë me eksperiencë deri në 10 vjet. Anëtarët do të zgjidhen sipas një gare me kritere të mirëpërcaktuara dhe nuk do të ketë juristë, por vetëm gazetarë me mbi 10 vite eksperiencë.  AMA i vendos sanksionet e parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kundër vendimit subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë. Vendimi i Këshillit të Ankesave të AMA-s mund të ankimohet, por vendimi nuk pezullohet, por ekzekutohet nga përmbarimi. Komisioni i Ligjeve vendosi që mediat online të regjistrohen në QKB, ndërsa pjesa e regjistrimit te AMA t’u lihet vetë në dorë medieve.  Për çështjen e gjobave ato do të jenë proporcionale (që do të thotë se gjoba do të jetë e ndryshme për portalet, radiot dhe TV-te), nga 80 mijë lekë që ishte parashikuar, ‘Ligjet’ kanë propozuar që të nisin nga 40-80 mijë lekë. Paketa do të kalojë sot për diskutime edhe në komisionin e Ligjeve në orën 17:00. Edhe pse kjo paketë ka pasur kundërshtime të forta qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 19 dhjetorit.

Sqarimi i Komisionit të Ligjeve mbi ndryshimet që u miratuan në pr/ligjin për paketën Anti-Shpifje Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos: a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias: për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji; për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”; b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij; për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit; për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit. AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes.Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit. Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP) :a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim: pornografi me fëmijë; inkurajimin e akteve terroriste; iii. shkelje të sigurisë kombëtare. Në rast të mosplotësimit të urdhërit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet. të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s. Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë. Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor. Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME