Categories Politike

Klevis Balliu: Forcat e Armatosura në nivelet më të ulëta! Të ndalen emërimet nepotike

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, sulmoi ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa foli për situatën në vend pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Balliu tha se tërmeti tregoi se Forcat e Armatosura ishin në nivelet më të ulëta, pa pajisje, pa kokore, pa doreza dhe të pa trajnuar për të shpëtuar jetë njerëzish nën rrënoja.

Sipas tij, një gjë e tillë ndodh për shkak të abuzimeve dhe emërimeve nepotike, duke shtuar se ministrja Xhaçka ka i ka dhënë të drejtë drejtoreshës së kabinetit të saj që t’iu japë urdhra Forcave të Armatosura.

“Jo, nuk e ndjeva tërmetin e mbrëmshëm. Vendi është në ditët më të zeza të tij. Çdo dikaster është në nivelet më të ulëta. Mund të marrim Ministrinë e Mbrojtjes, ku pajisjet, trajnimi i Forcave të Armatosura është në nivelet më të ulëta dhe këtë e provon tërmeti. Ishin njerëz pa asnjë plan veprimi dhe pa asnjë pajisje. Njerëzit tanë aty ishin pa kokore, pa doreza, dhe kjo vjen nga abuzimet që bëhen, nepotizma. Psh. nipi i shefit të shtabit është emëruar në ministri. Drejtoresha e kabinetit të Xhaçkës i jep urdhra FA, që është kundër ligjit”, tha ish-deputeti.

Çfarë lidhje ka kjo me përballimin e situatës? Nëse bëhen emërime nepotike dhe jo emërime në bazë të kapaciteteve ndodh që ne kemi atë nivel të ulët e të dobët ndërhyrjeje kur i nevojitet qytetarit. Mungojnë pajisjet e nevojshme, që do duheshin atë ditë kur ra tërmeti. Agjencia Kombëtare e Emergjencave nuk funksionoi, edhe sot kësaj dite, që jemi në emergjencë, nuk janë ngritur grupe në terren për të bërë verifikime, për t’u siguruar për qytetarët. Është ligji i bërë nga kjo qeveri, por që vdiq ende pa lindur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME