Categories Politike

Komisioni Hetimor për Metën ‘nuk humb kohë’, mblidhet nesër/ Ja dy pikat që do të miratohen

Komisioni Hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta do të mblidhet ditën e nesërme në orën 12:00. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri se ditën e nesërme në këtë mbledhje do të miratohet Plani Hetimor në lidhje me shkeljet që mund të ketë bërë Presidenti Meta dhe pika tjetër është Procesverbali i Punës që do të zhvillohet në vijim.

Komision i Hetimit për Metën posedon përgjigjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikimeve Zyrtare.

Ndërkohë në fund të korrikut disa ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi letër lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës edhe Komisioni i Venecias vendosi në axhendë shqyrtimin e letrës.

Duket se ky komision kërkon të mos humbasë më kohë për të shqyrtuar këtë çështje. Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Komisionit të Venecias që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin mbi nismën për të shkarkuar presidentin e Republikës nisur nga ndjeshmëria e çështjes në vendin tonë. Ndërkohë më 9 shtator një delagacion nga Komsioni i Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë. Burime bëjnë me dije për gazetaren Klesiana Omeri se ata do të qëndrojnë në vendin tonë për një vizitë dy ditore. Gjatë vizitës delegacioni do të organizojë takime me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues nga qeveria, KQZ Komisioni i Posaçëm Hetimor, përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Vizita e tyre pas kërkesës me tetë pyetje që Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi Komisionit të Venecias për t’i marrë opinion nëse Presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit.

Kuvendi ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës më 8 korrik, duke i lënë afat deri në 8 Tetor të vlerësojë nëse Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Komisioni drejtohet nga Ulsi Manja i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Komisioni ka nëntë anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita të cilët do të vendosin për shkeljet e Metës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME