Politike

Korreshi në Kuvend: Nuk ka mace se janë në spital duke ngrënë minjtë

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij sot në parlament, foli mbi mjekësinë duke thënë se nuk duhet të ndalemi vetëm te vaksinimet por edhe kushtet në spitale. Kujtojmë se muajin e kaluar salla shpërtheu në të qeshura kur Korreshi përshkroi situatën në spitalin e Fierit duke thënë se gjenden minj kudo.

Sot deputeti nuk i la mënjanë batutat dhe narrativën e tij humoristike duke iu drejtuar sallës me frazën: Ju qeshët herën e parë, po hajdeni sot në Lushnjë, nuk ka mace se i kanë cuar në spital të hanë minjtë. Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë se në qytetin e tij të lindjes përgjigjia e skanerit vonon 4 javë dhe se duhet mik i fortë për tu vaksinuar me Pfizer.

Korreshi:
“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në lushnjë duhet mikm i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atehërë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetaret te marrin pergjigjiet.

Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace i kanë cuar në spital të hanë minjtë. Do tju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do tia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close