Categories Kulture, Politike

Vlorë për 108-vjetorin e ngritjes së flamurit/Rama: Gëzuar posaçërisht Thaçit e bashkëluftëtarëve të tij

Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore e 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, drejtues të lartë të pushtetit vendor, etj. Pas ekzekutimit të Himni Kombëtar drejtuesit e lartë të shtetit vendosën kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama tha pas ceremonisë se “dua t’i uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës Çlirimtare të Kosovës. Dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME