Categories Politike

Kryemadhi: Më 25 prill Shqipëria drejt Europës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.2 në Tiranë. Në fjalën e saj Kryemadhi ka thënë se nuk e diskuton fitoren e 25 prillit dhe pas kësaj date do të punojnë për ta çuar Shqipërinë drejt Evropës.

“Nuk e diskutoj fitoren e 25 prillit për ekipin e mrekullueshëm të Tiranës dhe sidomos të Njësisë 1 dhe 2, por ju uroj suksese në punën tonë mbas 25 prillit, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës dhe jo siç po e çon Edi Rama me sorrat e tij drejt gropës.

Gropa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjeri vetë brenda. Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar. “

Kryemadhi shprehet se ajo që mendon kryeministri për shqiptarët nuk ka rëndësi. LSI do të punojë për të kthyer të rinjtë dhe të rejat në vendin e tyre. “Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për qytetarët e Tiranës.

Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për shqiptarët. Dhe nuk na bëhet vonë fare se çfarë mendon ai. Sepse ne duam të bëjmë më të mirën për të rinjtë dhe për të rejat, t’i kthejmë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri, të jetojnë në Shqipëri, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. “

Gjatë fjalimit të saj kryetarja e LSI tha se në 25 prill Edi Rama do ikë me votën e qytetarëve të cilët dinë të tregojnë se janë qytetarë evropianë.“Rama ka ikur, por Rama do iki më 25 prill me votën tuaj, sepse ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë e qytetare europianë.

Por ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME