Politike

Kryemadhi: Shanset janë që LSI të jetë e para në Vlorë

“Jam vlonjat e jam burrë/ s’duron burri zgjedhë kurrë/ jam vlonjat e si vlonjat di bëj luftë me të shtat”! Me vargjet e poetit të njohur Ali Asllani zgjodhi të çelë takimin elektoral që mbajti sot në Vlorë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ku dhe prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku.

Më pas recitoi dhe vargjet e Migjenit duke i bërë thirrje vlonjatëve të ndëshkojnë me votë qeverinë Rama. “ Siç thotë Migjeni, ngrehuni dhe bjerini, korrini e shtypini të gjithë ata që grabisin pronat tuaja, e marrin çdo ditë jetën tuaj, frymën tuaj, ajrin tuaj se janë të pangopur. Rama nuk është i çmendur është i keq. “

 

Kryemadhi u bëri thirrje të shkojnë të trokasin derë më derë për ti bërë thirje të votojnë. “Të shkojmë të votojnë të godasim me votë të gjithë ata që nuk kanë mbajtur votimiet dhe të votojmë me votë ata që mbajnë fjalën. Shanset  janë që në Vlorë, LSI të jetë forcë e parë” tha Kryemadhi duke i bërë thirrje të gjithëve të votojnë nr 6 në fletën e votimit të 25 prillit 2021.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: