Politike

“Ku i shihni grataçelat?” Rama: Ndrangheta dështoi në Shqipëri, ndërtoi vetëm një dyqan

Në konferencën me gazetarët për këtë të martë, kryeministri Edi Rama është duke folur edhe për përgjimet e antimafias italiane që kanë shkaktuar jo pak debate në vend.

Duke iu referuar konkluzioneve të prokurorisë italiane, Rama u shpreh se çështja ka mbetur vetëm në nivel bisedash dhe se investime në pallate apo gradaçela nuk ka pasur.

Sipas kreut të ekzekutivit, i vetmi investim që Ndrangheta bëri në Shqipëri ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës.

“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë, dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht….Investimi ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës në 2018. Investimi i Ndranghetas në Shqipëri, Galo Albania, sipas bilancit në QKB, ka shitur 5 mln lekë mallra...Ku i shihni pallatet e grataçelat siç e përshkruan opozita, vendin e mafias, drogës.”

Ndërsa, duke iu referuar deklaratës së bërë të hënën nga ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, Rama tha se italianët janë skandalizuar që një hetim i tillë të kthehet në një çështje që ta bëjë “Shqipërinë copë.”

Sipas kreut të qeverisë, nëse do të kishte vërtet diçka konkrete në këtë çështje, nuk do të kishte mbetur pa dalë në Itali. Po ashtu, Rama akuzoi opozitën dhe mediat, që sipas tij, “hedhin baltë” pa bërë më parë investigime.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close