fbpx
Politike

Kush i uli në tryezë PS-PD-LSI/ Gazetari zbulon gjithçka

Ditën e sotme tre partitë kryesore politike në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u ulën në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore. PS përfaqësohej nga Damian Gjiknuri, PD nga Oerd Bylykbashi dhe LSI nga Petrit Vasili.

Në tryezën e bisedimeve ishte edhe Rudina Hajdari, si përfaqësuese e grupit parlamentar demokrat. Mes palëve u arrit një dakordësim paraprak.

Mirëpo kush ishte personi që bashkoi palët dhe i uli në tryezën e bisedimeve?

Gazetari Robert Rakipllari ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” se ky person është Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë.

“Bazamenti i gjithë kësaj historie është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman. Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë”, theksoi Rakipllari.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button