Categories Politike

Kuvendi hapi 4 tendera, 14 mln lekë për mbrojtjen e deputetëve

Edhe pse çdo të enjte i shohim në paradë veshjesh e së fundmi edhe në një paradë maskash, Kuvendi ka gjetur momentin për të hapur plot 4 tendera brenda një periudhe 3 javorë për të blerë mjete mbrojtëse për deputetët. Qytetarët thonë se pas kësaj fshihet korrupsioni. Për nevojat e luftës në të cilën ndodhet vendi deputetët vendosën të heqin dorë nga gjysma e pagës së tyre dhe e vendosen atë në dispozicion të buxhetit të shtetit.

Por kjo nuk ka bërë që ata të heqin dorë nga përfitimet që marrin prej statusit që kanë, ku futen pagesa e telefonit, pagesa e qerasë së shtëpisë apo pagesa e karburantit të automjeteve që përdorin. E sikur të mos mjaftonte kjo Kuvendi ka menduar të lehtësojë për deputetët edhe kostot e blerjes së maskave e dorezave, që në fakt kushtojnë aq sa për ligjvënësit është mëse e përballueshme me pagën që marrin, edhe pse të përgjysmuar.

Madje edhe punonjësit e policisë, që marrin një pagë modeste, i blejnë vetë mjetet mbrojtëse. Duke qenë se në seancë plenare lejohen të marrin pjesë të gjithë deputetët, Kuvendi do sigurojë që ata dhe punonjësit e administratës të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Për këtë arsye janë hapur 4 tendera brenda një periudhe 3 javore me një fond limit prej më shumë se 14 milionë lekësh.

Qytetarët akuzojnë se kjo është një padrejtësi dhe pas gjithë kësaj fshihet një korrupsion i madh. “Duan të kenë sa më shumë përfitime për veten””Në periudha krize gjithmonë ka ekzistuar ideja të rrjepim sa më shumë””Është e pallogjikshme, polici ta blejë vetë, qytetari ta blejë vetë, kurse ata ta blejnë me paratë tonë”Tenderi më i fundit është mbyllur ditën e hënë ndërkohë që për të gjithë tenderat e zhvilluar nuk rezulton asnjë nga dokumentet e njoftimit online, vetëm ftesa për ofertë dhe të dhënat kryesore të secilit tender.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME