
Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga punimet deputetin e PD-së Endri Hasa.
Ky i fundit goditi Edi Ramën me vezë dhe topa letrash.
Por dhe Partia Demokratike ka bërë kërkesë për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi.
Sipas PD-së Rama duhet të përjashtohet për shkak të fjalorit të tij denigrues ndaj deputeteve.
Partia Demokratike ka mbledhur firmat e deputetëve për të përjashtuar Edi Ramën nga Kuvendi.