Categories Politike

Lajmi i fundit: LDK-ja ka kërkuar rinumërim të votave në shkallë vendi

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga PZAP-i që të bëjnë rinumërimin e votave.

Lidhja Demokratike po pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së. Andaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.

Kështu ka deklaruar për Express, kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi.

“Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të gjithë Kosovën. Fjala është për një gabim teknik, por që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë përshkrimit të rezultateve në formular ka pas lëvizje të renditjeve të partive. Ne kemi kërkuar me u rinumërua votat edhe me u përshkrua në formularët e rinjë”, ka deklaruar anëtari i shtabit zgjedhor të LDK-së, Florian Dushi.

Përveç LDK-së në PZAP është ankuar edhe Nisma e Fatmir Limajt. E për ankesat e këtyre tri subjekteve politike, ka folur për Express, Mul Desku, kryesues në PZAP.

“Mund të ju konfirmoj se i kemi marrë tri ankesa, pra LDK, PDK dhe NISMA. Ata po thonë që ka pasur parregullsi që i kanë evidentua. Ata kanë dorëzuar ankesa që m’i korrigjua ato parregullsi. Pretendimet e tyre janë se në kolonat ku ata kanë qenë të sigurt që kanë pasur vota i janë deleguar një subjekti tjetër politik”, ka deklaruar Desku.

E këto tri subjekte politike kanë paraqitur ankesa të ndara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të tijat kanë një kërkesë që duket se është e ngjashme – rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

Ndërkohë, Express pak më parë ka raportuar se si PDK-ja ka ushtruar ankesë në PZAP për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave.

PZAP-i ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tri ankesa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME