Politike

Luan Rama: Për Vlorën jap dhe jetën, Kryemadhi falenderon dhe Flamur Çelën

Lëvizja Socialiste për Integrim, ishte sot në Vlorë për të prezantuar kandidatët për deputetë. Launa Rama, i cili kryeson në listën e Vlorës, në përfundim të takimit ka thënë se për qyetin ku kandidon për deputet, do të japë edhe jetën.

“Faleminderit për mbështetjen. Ne jemi vendosur sepse vendosmëria jonë e merr mbështtjen nga forca juaj. Do votojmë me 25 prill, sepse si Vlora nuk ka tjetër, për Vlorën jap dhe jetën.” Ndërkohë, Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka falenderuar dhe ish-deputetin Flamur Çela, duke shtuar se ky i fundit duhet ta mbështesë Luan Ramën.

“Në fakt dua të kërkoj falje, nuk është keq kur kërkon falje. Dua të falenderoj dhe Flamur Çelën sepse është një nga kontribuesit kryesor që duhet t’i japë forcë më shumë Luan Ramës, që mos të diskutojmë rezultatet e 2017. Flamuri është me luanin dhe luani është me Flamurin.“

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: