
Seancën e fundit të Kuvendit, përveç Berishës dhe Ramës, Lulzim Basha i shpalli luftë edhe Ilir Metës, të cilin deri para disa muajsh e ka pasur aleat.
Ai tha se të tre ata krijojnë “Trekëndëshin e Bermudes” dhe do të përballen me të. Por në rrjet, natyrisht është pritur me humor kjo deklaratë, pasi në fakt “Trekëndëshi i Bermudes” deri para disa javë më parë përbëhej nga ai, Berisha e Meta, dhe Ramën e kanë pasur gjithmonë kundërshtar.