Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shfaq këtë të diel ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Ka qenë bashkëshortja e tij, Aurela Basha e cila ka publikuar foton në Intagram, ku lideri i opozitës shfaqet duke drejtuar makinën.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahen meme të ndryshme. Ndërkohë nuk kanë munguar as reagimet për zv.kryeministrin Erion Braçe, i cili në një postim të tijin në Facebook, i kërkoi të vendoste rripin e sigurimit por duke harruar gjatësinë e kreut të PD-së.