Ditën e sotme, Partia e LSI ka ankimuar në KAS qarkun e Beratit, ndërsa kujtojmë se disa ditë më parë e kishte çuar për qarkun Gjirokastër.
Sipas rregullores, sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS, ku LSI shprehet se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku sipas pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, janë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë LSI-së. Kujtojmë se në qarkun e Beratit, LSI nuk arriti të merrte asnjë mandat.